ShowBiz
21 November 2026
Anjeza për lidhjen jashtë BBVK-së: Mos të pëlqefsha, ka të tjera

Debati mes Fatlumit dhe Anjezës ka nxitur sërish diskutime brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

Gjatë diskutimit, Fatlumi i kishte thënë Anjezës se, po të ishte i dashuri i saj, do ta linte.

Pas kësaj deklarate, Anjeza ka reaguar duke e cilësuar Fatlumin si të prapambetur, ndërsa ka folur edhe për lidhjen e saj jashtë shtëpisë.

“Pra, unë e kam lënë shumë rehat. Një letër ma ka sjellë. Jam shumë e kënaqur, jam shumë në rregull. Po besoj edhe ai është duke u kënaqur. Por mua nuk e di çfarë më është kapur frajeri. Edhe nëse më lë frajeri, nuk është fundi i botës”, ka thënë Anjeza.

Ajo ka theksuar se nuk lejon që askush ta nënshtrojë apo ta shkelë, duke shtuar se është e zonja të qëndrojë në mënyrën e saj.

“Veç thjesht unë jam goxha e zonja, nuk e lë të më nënshtrojë kërkush e as të më shkelë. Të pëlqefsha kështu, mirë, mos të pëlqefsha, ka të tjera sa të duash”, ka deklaruar ajo. 



Të ndryshme
Më shumë
Bora Zemani tregon se a do të jetë sërish pjesë e “Për’puthen”27 August 2021
Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe16 September 2026
Albin Kurti: Le ta zgjedhim sonte presidentin, zotohem se Ligji për Specialen kalon të enjten paradite 6 October 2026