Nga Rajoni
23 November 2026
Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

Endrit Azemi është i arrestuar si i dyshuar për mashtrim për mbledhjen e fondeve përmes GoFundMe. I dyshuari është prezantuar si person i diagnostikuar me leukemi akute, teksa ka mbledhur afro 190 mijë euro.

Nacionale ka publikuar pamje, për të cilat raporton se kanë ndodhur pranë shtëpisë së të dyshuarit. Në bazë të këtyre pamjeve, mbrëmjen e së dielës disa persona kanë shkuar pranë shtëpisë së të dyshuarit.

Sipas këtyre pamjeve, të njëjtit shihen të rrevoltuar në drejtim të një personi.

Ndaj Azemit pritet të mbahet seanca gjyqësore, ku Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, do të vendosen teste për coronavirus në shkolla24 September 2021
LSDM: Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll 9 November 2025
VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni12 November 2026