ShowBiz
24 November 2026
Vetëm gjashtë javë pasi u bë nënë, Xhuli Nura rikthehet në palestër, i merr me vete edhe binjakët

Gjashtë javë pasi u bë nënë, Xhuli Nura i është rikthyer sërish palestrës për të ushtruar.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” dhe vlogerja ka nisur aktivitetet fizike, duke marrë me vete edhe binjakët e saj.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ajo ka dokumentuar procesin e ushtrimeve në palestër, ndërsa në disa sekuenca shihet duke ushtruar me vogëlushen në krahë. Gjatë gjithë kohës, binjakët i kishte pranë, në karrocën e tyre.

Krahas videos, Xhuli ka ndarë edhe një përshkrim emocional, ku ka treguar se si amësia ka ndikuar në jetën e saj dhe se si po përpiqet t’i rikthehet vetes, hap pas hapi.

 

Foto: Xhuli Nura / Instagram

“Të bërit nënë e binjakëve më ka ndryshuar në mënyra që nuk do t’i kisha imagjinuar kurrë. Ka vënë në provë forcën, durimin, emocionet e mia, madje edhe mënyrën se si e shoh jetën”, ka shkruar Xhuli.

“Po mësoj t’i rikthehem vetes dhe ritmit tim, një ditë pas tjetrës. Jo sepse kam nevojë t’i dëshmoj diçka dikujt, por sepse ia kam borxh vetes që të ndihem sërish e fortë, me vetëbesim, e lumtur dhe e përmbushur”.



Të ndryshme
Më shumë
Njeriu më i pasur në botë ndodhet në Shqipëri? Në Sarandë shihet jahti luksoz i Jeff Bezos25 August 2021
Aksident mes dy veturave në autostradën Shkup–Tetovë10 November 2025
Nusja në Liban pozon për fotot e dasmës, ndërsa në ato momenti ndodh edhe shpërthimi (VIDEO) 5 August 2020