ShowBiz
26 November 2026
Pyetet për një sqarim me Doresën, Jona Krasniqi kundërpërgjigjet me ironi

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqi, është pyetur nëse do të pranonte të zhvillonte një intervistë me Doresën.

Jona zgjodhi t’i përgjigjej me ironi, duke iu referuar përplasjes së fortë që pati me Doresën në Big Brother.

“A mendon se takimi ynë i fundit shkoi aq mirë saqë duhet ta përsërisim?”, u shpreh ajo.

 

Foto: Instagram

Me këtë deklaratë, Jona la të kuptohej se takimi i fundit mes tyre nuk kishte qenë aspak i këndshëm, duke rikujtuar tensionet dhe përplasjet që shoqëruan raportin në spektakël.

Përgjigjja e saj u interpretua si një thumbim ndaj Doresës, derisa mbetet të shihet nëse dyshja do të përballen sërish jashtë shtëpisë.

Të njëjtat kishin hatërmbetje për të kaluarën, ku hodhën akuza të forta ndaj njëra-tjetrës.

Doresa e kishte akuzuar për bullizim, ndonëse një gjë e tillë u mohua nga Jona, duke treguar një version tjetër të historisë. 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
VLEN akuzon BDI-në për manipulim të çështjeve studentore dhe mungesë përgjegjësie në pushtet 5 April 2026
Qoku: Brenda VLEN-it mbizotëron uniteti, jo konfliktet13 January 2026
Këngëtarja e njohur largohet nga Afganistani: E kisha thënë që do të isha ushtarja e fundit që largohem18 August 2021