Nga Vendi
13 January 2026
Qoku: Brenda VLEN-it mbizotëron uniteti, jo konfliktet

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka hedhur poshtë pretendimet për mospajtime mes drejtuesve të koalicionit. Ai ka theksuar se katër liderët e VLEN-it kanë marrëdhënie korrekte dhe bashkëpunuese, duke funksionuar në një klimë mirëkuptimi dhe dialogu të vazhdueshëm.

Në prononcimin e tij, Qoku u shpreh se komunikimi mes liderëve është pozitiv dhe i orientuar drejt zgjidhjeve, çka sipas tij e bën edhe më të ndërlikuar zgjedhjen e një drejtuesi të vetëm, në rast se VLEN shndërrohet në subjekt politik. Ai nënvizoi se kjo situatë pasqyron stabilitet dhe kohezion të brendshëm brenda koalicionit.



Të ndryshme
Më shumë
Tensione në protestën e opozitës në Tiranë, policia shoqëron tre persona 8 May 2026
Bejta: Programi për Gostivarin që duam, bazë reale për transformimin e qytetit30 September 2021
“Telefonata e vdekjes”, zbulohet arsyeja se pse Diana ishte në Paris natën kur vdiq22 June 2021