Nga Rajoni
26 November 2026
Blerta Deliu kritikon VV: Dje folën për sukseset në shëndetësi, sot votuan kundër barnave për pacientët me kancer

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi rezolutën që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.

Deliu ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një ditë më parë kishin folur për sukseset në shëndetësi, ndërsa sot votuan kundër rezolutës.

Postimi i plotë:

Dje na folën për sukseset në shëndetësi. Sot votuan kundër një rezolute që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.

Kërkuam që pacientëve të mos u ndërpriten terapitë, që të shqyrtohet rimbursimi i atyre që i kanë blerë barnat me paratë e tyre dhe që institucionet të japin përgjegjësi për mungesat.

Vetëvendosje votoi kundër.

Si ua shpjegojnë këtë votë familjeve që po përballen edhe me sëmundjen, edhe me pamundësinë financiare për ta trajtuar atë?

 



Të ndryshme
Më shumë
Hamza akuzon Kurtin për manovra politike në prag të zgjedhjes së Presidentit25 April 2026
Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”21 September 2026
Kush i ha këto çokollata për ditë rrezikohet nga kanceri në veshka e mëlçi26 August 2021