ShowBiz
27 November 2026
“Mshele gojën”, dalin momentet e tensionuara mes Valdetit dhe Valdrinës në formatin gjerman

Pjesëmarrja e Valdetit dhe Valdrinës në “Big Brother VIP Kosova 5” ka rikthyer në vëmendje edhe paraqitjet e tyre të mëparshme televizive.

Së fundmi, një video nga pjesëmarrja e çiftit në formatin gjerman “Couple Challenge” po bën xhiron e rrjetit, ku dyshja shihet duke debatuar gjatë një sfide.

Në pamjet që po qarkullojnë, Valdrina i kërkon Valdetit të ketë kujdes me sjelljen e tij para kamerave, duke iu drejtuar edhe me fjalët “Turp të kesh”.

Teksa debati mes tyre vazhdon, në fund të videos Valdrina i drejtohet bashkëshortit me shprehjen “Mshele gojën”.

Videoja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë me humor momentet e dikurshme të çiftit.

Kujtojmë se Valdeti dhe Valdrina aktualisht po garojnë si një banor i vetëm në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.



Të ndryshme
Më shumë
Nga 10 korriku sërish shtrenjtohen cigaret24 June 2021
Lëvizja BESA garon me 11 kandidatë dhe me 22 lista këshilltarësh13 September 2021
Avokati i Popullit i kërkon Bashkisë Tiranë strehim urgjent për familjet e prekura nga zjarri te “Arlis”17 April 2026