Nga Rajoni
28 August 2020
Greqia i tregon “dhëmbët” Shqipërisë, fregata greke zbarkon në Himarë në ujërat e Jonit

Në ujrat shqiptarë pranë Himarës është parë ditën e sotme një fregatë greke. Kjo lëvizje e Athinës vjen dy ditë pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi në parlament, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon.

Gjithashtu ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka bërë me dije se do të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë, për të përcaktuar kufijtë detarë. Njëkohësisht ai ka zhvilluar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama, detajet e së cilës nuk janë bërë ende publike.

Qeveria shqiptare është akuzuar nga opozita për mungesë transparence, ndërsa janë hedhur edhe dyshime për një marrëveshje të fshehtë midis dy vendeve. Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat, se Greqia po tenton të grabisë ujrat territorialë shqiptarë, ndërsa shtoi se Greqia po ushtron të drejtën që ia jep Konventa për Detin./dosja



Të ndryshme
Më shumë
A ju kujtohet këngëtarja Valentina Rama? Ja si duket ajo sot... 22 July 2021
Kosovë/ 13 të vdekur dhe 171 raste me COVID-1911 August 2020
Flet Ylli i grupit “Aurora” pasi miku i tij tha se është i dërguar i Zotit: Nazi u keqkuptua, foli në aspektin njerëzor 6 July 2021