ShowBiz
15 November 2026
Incident në BBVK- Olechka humb durimin, e rrëzon nga krevati Nichin

Situatat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova duket se po tensionohen gjithnjë e më shumë.

Një moment i ndodhur mbrëmjen e kaluar, pasi u fikën dritat dhe banorët u shtrinë për të fjetur, ka shkaktuar reagime të shumta.

Nichi duket se zuri krevatin e Olechkës dhe refuzoi të largohej prej tij. As përpjekja e Fuegos për ta larguar, duke i hedhur ujë, nuk pati rezultat.

Në një moment, Olechka duket se humbi durimin. Ajo kapi çarçafin dhe e tërhoqi me forcë, duke marrë me vete edhe Nichin, i cili përfundoi në tokë. Pas kësaj, ai u largua nga krevati.

Ngjarja u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Disa e përgëzuan Olechkën për reagimin, ndërsa të tjerë menduan se veprimi i saj ishte i tepruar.



Të ndryshme
Më shumë
Nga 1 gushti përplot 33mijë shtetas të Maqedonisë kanë udhëtuar në Shqipëri26 August 2020
Kurti priti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, thekson rritjen ekonomike dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë15 July 2026
Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”; flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani23 September 2026