Nga Vendi
29 August 2020
Ja kush është djaloshi 19 vjeçar që humbi jetën në liqenin e malit Sharr në Maqedoni (FOTO)

Një 19-vjeçar me iniciale F.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën në një liqen në Kodrën e Diellit në Tetovë, i njohur si “Liqeni i Madh”, e që ndodhet në afërsi të vijës kufitare Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Siç mëson TV21 nga burime të Ministrisë për Punë të Brendshme, i riu ka qenë bashkë me 5 shokë të tjerë, të cilët kanë dalë për shëtitje në mal. Ai është futur për t’u freskuar në liqen, por s’ka ditur not dhe është mbytur, kanë rrëfyer shokët e tij për policinë, tregon për TV21 burimi nga MPB-ja.

Ekipet e policisë kufitare në bashkëpunim me Njësitin Special “Tigrat” këtë mëngjes e kanë nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të 19-vjeçarit. Të njëjtat burime thonë se në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori Publik, k rim-teknika dhe zyrtarët mjeko-ligjorë të cilët e kanë konstatuar vdekjen. Nuk janë konstatuar shenja dh une, thotë burimi.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Votat për këshilltarë në Tetovë, këto janë rezultatet përfundimtare nga KSHZ18 October 2021
Pendarovski uron Ilindenin, Ditën e Republikës: T’i lëmë anësh ndasitë e të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit 2 August 2021
Komuna e Zhelinës siguron përfaqësim historik në Këshillin Drejtues të BNJVL-së21 December 2025