Nga Vendi
30 August 2020
LSDM: Në fund të mandatit do të kemi 20.000 denarë pagë minimale dhe 34.000 denarë pagë mesatare

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM dhe nga kryetari Zoran Zaev ka plan inovativ dhe stabil që siguron rritje stabile ekonomike dhe rritje të pagës minimale dhe mesatare”.

“Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet e saja të mira: rritja e pagës minimale deri në fund të mandatit për 20-40% dhe rritje të pagës mesatare deri në fund të mandatit prej 20-30%”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përkthyer në shifra, sipas LSDM-së, deri në fund të mandatit 4-vjeçar paga minimale do të jetë 20.000 denarë dhe paga mesatare 34.000 denarë.

“Papunësinë gjatë kohës së krizës do ta mbajmë stabile, ndërsa pas përfundimit të krizës do të vazhdojmë ta ulim”, thonë nga LSDM./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kurti pret Ramën në Prishtinë: “Me mandate të ripërtërira, t’i shërbejmë më shumë kombit”16 February 2026
Brukseli paralajmëron Ballkanin Perëndimor, rrezikohen mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes20 April 2026
Dagz i thotë ‘Të dua’, reagimi i Einxhelit nuk pritej14 January 2022