Sport
2 September 2020
Rakitiç rikthehet tek Sevilla

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka arritur marrëveshje dhe do të rikthehet tek ish klubi i tij nga i cili u transferua tek Barcelona, Sevilla.

Lajmin e ka dhënë, Fabricio Romano, i cili ka thënë se marrëveshja në mes lojtarit dhe klubit është arritur, po ashtu edhe në mes të klubeve është arritur dhe finalizuar gjithçka – ndërsa lojtari është duke i përfunduar testet mjekësore gjatë ditës së sotme(e hënë), transmeton Insajderi.

Pohimet e Romanos, i ka mbështetur edhe mediumi i njohur spanjoll, Marca, e cila ka thënë se gjithçka është mbyllur dhe lojtari ka nënshkruar kontratë me Sevilla-n, që do të vlejë për tre vitet e ardhshme./Insajderi.com.



Të ndryshme
Më shumë
“Lëshomë, dua të mbys veten”, flet polici shqiptar që e shpëtoi vajzën maqedonase nga vetëvrasja 7 September 2021
Përkthyesi i komandove shqiptare në Afganistan: Më ndihmoni, s’meritoj të vritem nga talibanët20 August 2021
Artur Shehu dhe biznesmenë të tjerë në dosjën e hetimit për trafik ndërkombëtar të kokainës20 June 2026