Nga Vendi
18 March 2026
Rexhepi paralajmëron krizë politike, mungesa e unitetit po dëmton shqiptarët

Bekim Rexhepi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare, duke vlerësuar se vendi po përballet me një krizë të thellë si pasojë e mungesës së unitetit dhe vizionit të përbashkët politik.

Ai thekson se situata aktuale përbën një kthim pas për arritjet e deritanishme, duke deklaruar se, “ajo që po ndodh aktualisht është një hakmarrje ndaj të arriturave”.

Sipas Rexhepit, përçarjet dhe interesat e ngushta politike po dëmtojnë progresin e ndërtuar ndër vite, ndërsa mungesa e figurave kyçe në skenën politike, si Ali Ahmeti, ka krijuar një vakum të dukshëm në udhëheqje.

Ai apelon për reflektim dhe rikthim të dialogut politik, duke nënvizuar se prioritet duhet të jenë interesat e qytetarëve dhe jo përplasjet partiake.

Ndërkohë, njohës të çështjeve politike paralajmërojnë se vazhdimi i kësaj situate mund të sjellë pasoja afatgjata për stabilitetin dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Jo të gjitha shkollat do të hapin dyert për nxënës më 1 tetor 3 September 2020
Maqedonia mund të shpall fundin e pandemisë në gusht28 June 2021
Qytetarët pa maska nuk do lejohen të votojnë14 July 2020