Sport
2 September 2020
Drejtori sportiv i Interit zbulon merkaton zikaltër, nga Messi te Kolarov

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për merkato zikaltër, duke nënvizuar se nënkampionët e Italisë nuk mund të bëjnë goditje të mëdha gjatë kësaj periudhe.

“Messi? Nuk ka asgjë, madje as nuk e di nga vijnë këto ide”, tha ai për Sky Sport. “Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe para së gjithash duhet të përqendrohemi te shitjet. Mundësitë janë të pakta dhe ata që mund të marrim nuk do të jenë transferime të shtrenjta”.

Edhe Tonali, i cili pritet të zyrtarizohet te Milani, sipas Ausilio, nuk ka qenë kurrë pranë Interit. “Nuk mund të thoni se keni një lojtarë në dorë kur nuk keni nisur asnjë negociatë. Na pëlqente, por gjërat janë siç thashë. Nuk jemi në gjendje të bëjmë investime të këtij lloji”, ka thënë Ausilio.

Më tej, ai foli edhe për Vidal, një tjetër emër për të cilin është folur se mund të transferohet te Interi.

“Na pëlqen, por është e sigurt. Për momentin, ai është një lojtar i Barcelonës. Mund të konfirmoj se po flasim edhe për Kolarov dhe ka shumë mundësi që ai mund të vijë”.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: Jam në garë me Ahmetin e Zajazit17 October 2025
Vjosa Osmani flet me Borrellin për dialogun: Serbia nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjes së Brukselit18 June 2021
Si e nisi karrierën Melinda Ademi? 3 September 2021