ShowBiz
25 June 2020
Rita Ora shënon një tjetër sukses në karrierë

Rita Ora ka arritur të bëhet artistja e shtatë më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rita Ora edhe pse muajt e fundit nuk ka qenë aktive në muzikë, këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi të fundit, këngëtarja bëri të ditur se është bërë artistja e shtatë më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019.

Po ashtu, teksa falënderoi fansat për përkrahjen, Rita paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet me këngë të rjea.

“Faleminderit të gjithëve që më bëtë artisten e 7-të më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019 !!! Unë vërtet vlerësoj të gjithë mbështetjen e vazhdueshme për gati 10 vjet !!! Faleminderit ???? ???????????????? që vazhdoni të më dëgjoni dhe vallëzoni me muzikën time ?? Unë ju shoh të gjithë juve dhe mesazhet tuaja, një ditë tjetër në studio sot dhe kam më shumë muzikë të re që vjen së shpejti !! @ppl_uk”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Rita Ora gjatë këtyre muajve të pandemisë, ka filluar punën për albumin e tretë muzikor.



Të ndryshme
Më shumë
Tre viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19, shërohen 90 pacientë 3 August 2020
Adriana Matoshi për kolegen e saj: “Dude është si shpirt” 8 July 2021
Afrim Muçiqi ka një porosi për të ‘zotët’ e dasmave: Njoftoni mysafirët që duhet të kenë çertifikatë të vaksinës ose test negativ18 August 2021