Nga Vendi
7 September 2020
Grubi takon ambasadoren gjermane: Jemi gati t’i nisim bisedimet për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi e realizoi sot takimin e parë me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë znj. Anke Holstein.

Ambasadorja Holstein, e uroi z.Grubi për formimin e qeverisë dhe për postin të cilin ai do ta ushtrojë duke i dëshiruar sukses në realizimin e synimeve.

Znj.Holstein gjatë takimit me zv/kryeministrin Artan Grubi nuk mbeti pa përmendur edhe rëndësinë e qeverisë për të menaxhuar
situata të krizave siç është kjo tani me COVID-19.

Znj. Holstein gjithashtu potencoi se Berlini zyrtar do të përkrahë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane dhe në zbatimin e
reformave që nevojiten në realizimin e këtij qëllimi, përfshirë edhe çeljen e negociatave për anëtarësim.

Nga ana e tij zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi falënderoi ambasadoren gjermane për urimet e sinqerta dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman, duke nënvizuar këtu se Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe zbatimin e reformave, në veçanti në sferën e drejtësisë. Grubi para ambasadores gjermane gjithashtu përsëriti qëndrimin se në vend duhet të mbizotërojë harmoni politike funksionale me qëllim që të merren vendime të drejta dhe të mira të cilat do të shfaqin një fytyrë të re të qeverisjes. Ai gjithashtu tha se kjo garniturë e re qeveritare do të bëj të pamundurën që njëherë e mirë të çrrënjos korrupsionin.

Z.Grubi gjatë takimit me ambasadoren gjermane premtoi se si zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të punojë për raporte të mira ndëretnike dhe kohezion shoqëror për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit, znj.Holstein dhe z.Grubi shkëmbyen mendime edhe për tema tjera politike në vend dhe rajon.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN: Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti është mashtrimi më i madh politik22 September 2025
Rama pas vizitës në Hagë: Gjykimi ndaj Thaçit, padrejtësi e rëndë në zemër të Evropës18 December 2025
Djegia e veturave të EVN-së, arrestohet 43-vjeçari nga Tetova14 August 2020