Nga Vendi
13 September 2020
Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup

Në Qendër të Shkupit gjatë ditës së sotme, para ndeshjes në mes Vardarit dhe Shkupit, sërish janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

Turma brohoret thirrjen raciste tashmë të njohur ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë krejtësisht normale për qytetarin e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Ende nuk dihet nëse Prokuroria do të ndërmerr masa në lidhje me këto brohoritje kundër shqiptarëve./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Hamza: Edhe 30 ditë deri te aktgjykimi në Hagë, presim drejtësi dhe kthimin e katërshes së UÇK-së16 August 2026
Tragjedia në Tetovë/Stankov: Identifikimi i viktimave, pas përfundimit të autopsisë 9 September 2021
Në Serbi janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë 5 July 2021