Nga Vendi
25 June 2020
Filipçe kërkon ta shkarkojë, reagon drejtori Zyberi

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Zyberi, ditë më parë u lëvdua se ai si anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ka ndihmuar në hapjen e kufijve pa protokolle që votuesit e BDI-së më 15 korrik të mund të vijnë dhe të votojnë.

‘Unë si anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive dhe anëtarët tjerë, kontribuam që kufijt të hapen dhe njerëzit të mund të lëvizin më lirshëm pa ngarkesa protokollare që i rekomandonin nga OBSH. Pse Jo, të mos vijnë në vendlindje, për Kryeministrin Shqiptar!” shkroi Zyberi në Facebook më 23 qershor.

Për këtë ka reaguar sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke thënë se një deklaratë e këtillë nuk i shkon një Drejtori të Qendrës për Shëndet Publik dhe se do të kërkojë që Zyberi të zëvendësohet.

Ministër Filipçe, ndaloni ta keqpërdorni foltoren e Qeverisë për qëllime zgjedhore. Unë jam kandidat për deputet dhe kam të drejtën time që në profilin personal në Facebook të kem qëndrime politike, e përskaj kësaj në asnjë moment nuk e kam keqpërdorur institiucionon që e drejtoj, gjë që për fat të keq e bën Ministri Filipçe me këto deklarata me paravijë zgjedhore”, është shprehur Zyberi.



Të ndryshme
Më shumë
Vdiq nga uria? Sot 94 vite u nda nga jeta Shote Galica 2 July 2021
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të19 July 2021
“Mos i njihni talibanët”, Gazetarja shpërthen në lot në konferencë dhe i lutet NATO-s18 August 2021