Nga Vendi
21 October 2021
Raste pozitive me Covid-19, dy paralele në Delçevë do të ndjekin mësim online

Për shkak të rasteve me Covid-19, dy paralele në shkollën fillore “Shën Klimenti i Ohrit” në Delçevë do të vazhdojnë mësimin online.

Në dy paralele, siç informojnë nga shkolla, ka gjithsej 34 nxënës.

“Në shkollën fillore “Vanço Prke” nuk kemi fëmijë që ndjek mësimet nga shtëpia, ashtu si në shkollën e mesme “Metodi Mitevski – Brico”, ku nuk ka nxënës pozitivë”, tha Vanqo Novoselski, këshilltar për arsim.

Ndryshe, para disa ditës ka nisur skriningu i nxënësve, i cili do të përfshijë disa shkolla të mesme dhe fillore nga i gjithë vendi.



Të ndryshme
Më shumë
Reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike10 January 2024
Enca paralajmëron “Vapë”, shfaqet provokuese13 September 2026
Ursula von der Leyen: Ligji anti-LGBT i Hungarisë, i papranueshëm23 June 2021