Nga Vendi
21 September 2020
Grabitet” një i vdekur në spitalin e Strumicës

Sot paradite, rreth orës 09:00 një grup prej disa personave kanë vjedhur një person të vdekur nga reparti infektiv në Spitalin e Strumicës. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Naçe Gogov.

 

“Gjithçka ka ndodhur si në film horor. Pacient i moshës 49 vjeçare është pranuar në ambulancë në gjendje të rëndë, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza. Pasi që ka ndërruar jetë, banorë të “Lagjes turke” në Strumicë e kanë nxjerrë të ndjerin me krevat jashtë oborrit të spitalit, kanë kaluar rrethojën dhe pasi që e kanë futur të ndjerin në furgon, kanë ikur në drejtim të panjohur. Dënojmë këtë akt, pasi nuk kanë lejuar që mjekët të nënshkruajnë dokumentet e nevojshme. Menjëherë kemi lajmëruar policinë”, tha Gogov.

Sipas tij, nuk dihet nëse pacienti i ndjerë ka qenë i infektuar me Covid-19, pasi nuk i është bërë test./AlsatM



Të ndryshme
Më shumë
Modelja që shpenzoi dy milionë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian17 June 2021
Zelensky akuzon Rusinë për sulme masive gjatë natës, “Nuk pati asnjë përpjekje për armëpushim” 8 May 2026
BE i dërgon mesazh të qartë Shkupit: Reformat dhe dialogu politik kyçe për hapjen e kapitujve18 February 2026