Nga Vendi
15 October 2020
Zaev: Në prill do të ketë regjistrim të popullsisë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në prill do të ketë regjistrim të popullsisë dhe se nuk ka arsye që e njëjta të anulohet përsëri.

Ai tha se pa dallim rezultatit nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës e as të Marrëveshjes së Ohrit.

“Prill 2021 është muaji i zbatimit të regjistrimit. Regjistrimin e kemi anuluar ngase Hristijan Mickoski dhe opozita kërkuan të anulohen për disa muaj për shkak pandemisë, ndërsa ishim pajtuar për gjithçka.

Tani e shoh se hapin disa debate nëse do të ndryshohet Kushtetuta, Marrëveshja e Ohrit. Kam thënë njëqind herë se rezultatet e regjistrimit nuk ndikojnë në Kushtetutën dhe në Marrëveshjen e Ohrit.

Të shkarkohemi nga kjo punë. Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak zhvillimit të barabartë, parametrave ekonomike, statistikave të cilat na duhen në shtet”, ka thënën Zaev, raporton SHENJA.



Të ndryshme
Më shumë
Viti i ri shkollor, protesta e UNSHM-së shtyhet për më 31 gusht24 August 2020
Antikorrupsioni do të shqyrtojë rastet për zgjedhjet lokale 3 November 2025
Zaev: Emrat e zëendësministrave zyrtarizohen deri në fund të javës 7 September 2020