Nga Rajoni
23 September 2021
Ia vendosi reciprocitetin, Daçiq: Nuk e di nëse Kurti është i çmendur apo po e bën këtë me përkrahjen e dikujt

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se veprimi i qeverisë së Kosovës dhe dërgimi i njësive speciale në veri të Kosovës është test i përgjithshëm se si do të reagojnë Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare.

“Ata erdhën në veri të Kosovës pa një njoftim, gjë që nuk u lejohet ta bëjnë ndryshe … Ata duan ta sjellin bashkësinë ndërkombëtare para aktit përfundimtar. Ata tashmë e kanë bërë këtë, dhe tolerimi i një situate të tillë politike çon në situata të tilla si në Jarinje”, tha Daçiq për Kurir.

Ai shtoi se në Bruksel është nënshkruar marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por që asnjëherë nuk është zbatuar.

“Thaçi dhe unë nënshkruam marrëveshjen atëherë, dhe thelbi i saj ishte formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, i cili nuk është zbatuar deri më sot. Garancia e nënshkrimit të atëhershëm ishte Catherine Ashton dhe BE-ja”, tha Daçiq.

“Këtu qëndron thelbi i kapjes së veriut të Kosovës. Se Kurti sillet sikur asgjë të mos kishte ndodhur para tij. Unë thjesht nuk e di nëse ai është i çmendur apo e bën këtë me pëlqimin e dikujt. Ata nuk duan një marrëveshje”, shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
“Të gjitha të mirat e jetës janë pak për ty”, Sinani me dedikim special për Teutën13 August 2021
“Dhunë sistematike, piskama dhe para se ta dërgonim në spital pati vjellje”, deklarata e Arbër Sejdiut pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj 2 September 2021
Amerikanët e pavaksinuar besojnë se vaksinat janë më të rrezikshme se Covid-19 5 August 2021