Nga Vendi
16 October 2020
Filipçe: Nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19, të hënën propozojmë masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas mbledhjes së sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive,

janë propozuar masa të reja, të cilat do të shqyrtohen vetëm në rast se situata me Covid-19 përkeqësohet.

 

“Mëngjesin e sotëm kemi diskutuar për paket shtesë për masa restriktive, që pas evolvimit të situatës ditëve në vijim dhe gjatë vikendit, nëse ka nevojë deri tek Qeveria do të propozohet paketi i ri të hënën”, tha mes tjerash Filipçe.

Ministri Filipçe theksoi se si masa shtesë janë propozuar, ndalim i plotë i organizimit të ngjarjeve, shkurtimi i orarit të punës për të gjitha subjektet ekonomike deri në orën 23:00, transporti publik të punojë me kapacitet të përgjysmuar.



Të ndryshme
Më shumë
Albërie Hadërgjonaj si vera, nuk po plaket15 September 2021
Rama i prerë: Tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet edhe po e kërkoi Kosova28 September 2021
Krejt papritur, Geti dhe Noizy ‘bashkë’ në një skenë27 July 2021