Nga Bota
18 October 2020
Pasi hoqi veshjen islame, këngëtarja u përball me qindra komente negative në internet!

Mennel Ibtissem është një këngëtare franceze-siriane, e cila u bë një sensacion në internet pas performancës së saj në vitin 2018, me këngën Hallelujah të Leonard Cohen, në The Voice France.

Sidoqoftë, së fundmi ajo u përball me shumë kritika, pas vendimit të saj për të mos mbajtur më hijab, veshjen e besimtareve islame, të cilën Mennel e mbante në stilin e një turbani.

Reagimi i njerëzve ishte:

“Oh, ajo hoqi dorë!”, shprehet këngëtarja.

Mennel thotë se nuk do që “njerëzit ta vlerësojnë vetëm për paraqitjen e saj”.

“Dua të gjykohem për për talentin dhe karakterin tim. I thashë vetes, në rregull, mjaft me këtë imazh.”

Ajo mendon se njerëzit e shihnin si një “flamur të islamit” dhe vendimi i saj do i shqetësonte njerëzit, sepse ata e identifikonin këngëtaren me veshjen hijab.

“Sipas njerëzve, nëse unë kam hijab, do të thotë se jam myslimane dhe nëse jam e tillë, duhet të sillem në këtë mënyrë dhe jo në një mënyrë tjetër”, shprehet ajo.

Shumë vajza u zhgënjyen sepse e gjenin veten te unë dhe të jesh një vajzë me turban dhe e fesë islame, sidomos në Francë nuk është e lehtë, kështu që, kur e hoqa, këto vajza u ndjenë si të braktisura. Menduan se unë nuk isha më si ato dhe se i kisha lënë.

“Vetëm se nuk jam si ju, nuk do të thotë që nuk mund t’ju mbështes”, thotë ajo.

Mennel tregon se gjithë komentet negative, patën një ndikim jo pak të vogël te ajo.

“Ka qenë e tmerrshme, ndonjëherë përpiqesha t’i fshija dhe ka patur raste, kur doja ta lija muzikën, por muzika është pasioni im, misioni im në jetë.”



Të ndryshme
Më shumë
Vizitat në Hagë, ish-krerëve të UÇK-së për tri orë u mundësohet privatësi e plotë me familjarët 6 July 2021
Çmimet e frutave dhe perimeve në rritje, dallime të mëdha mes tregjeve dhe marketeve27 April 2026
Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa është dashur të ishte në burg deri në tetor të vitit 202228 September 2021