Nga Vendi
14 November 2020
Tetovë, shkelen afatet për godinën e Teatrit dhe Bibliotekës

Shtyhet edhe për të paktën 4 vjet përfundimi i objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Edhe pse afati i fundit që ishte premtuar për finalizimin e punimeve ishte viti 2018, autoritet tani thonë se ende nuk ka nisur faza e dytë e ndërtimit që mund të zgjasë të pakën 4 vite.

Jemi në pritje të Qeverisë që të na jep dritë jeshile dhe të fillojmë me furnizimin publik për fazën e dytë. Me gjasë, faza e dytë, do të kushtoj diku afërsisht 25 milion euro. Në fazën e dytë janë paraparë enterieri dhe skena e teatrit. Objekti duhej të përfundonte për tre vite, por duke ditur që jemi shtet që jemi në halle kur flitet për financat ndodhi kjo zgjatje – tha Artan Arsllani, Drejtor i shtëpisë së kulturës.

Vonesat në ndërtimin e objektit, më së shumti kokëçarje i shkaktojnë Teatrit të Tetovës, aktorët e të cilit, nuk kanë kushte bazë për të ushtruar profesionin e tyre.

Problemi kryesor që neve na nxjerr shumë probleme të tjera është puna e objektit. Ne nuk kemi skenë teatri që është e jona, por e ndajmë me shtëpinë e kulturës pra jemi subjekt por pa objekt. Shpresojmë që objekti ku ka përfunduar karabinaja dhe së shpejti të kemi teatër me plot kuptim të fjalës – u shpreh Bekim Ismaili, Drejtor i IN Teatri i Tetovës.

Gur themeli i godinës Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, u vendos në 28 nëntor të vitit 2014, me premtimin se, i njëjti do përfundojë në fund të vitit 2017. Por, edhe pse kanë kaluar shumë vite që atëherë, objekti ndodhet ende në fazën e parë të ndërtimit./Alsat



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, do të vendosen teste për coronavirus në shkolla24 September 2021
Shqipëria në top 25 botëror për IQ, kryeson Ballkanin29 March 2026
Hyn në fuqi Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni24 August 2021