Nga Rajoni
11 December 2020
Dita e tretë e protestës në Shqipëri: Gurë, kapsolla e tension para Kryeministrisë

Edhe këtë të premte ashtu siç u paralajmërua është zhvilluar protesta e radhës për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Kapsolle, gurë, tension janë raportuar mbrëmjen e sotme në këtë protestë.

Protestuesit janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  me thirrjet “Poshtë diktatura”.

Protestës së sotme i janë bashkuar ish-deputetë të LSI, Përparim Spahiu, Silva Caka, Erisa Xhixho

Po ashtu protestës i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria greke ofron 150 euro për të rinjtë që do të vaksinohen29 June 2021
Topallov: Gjithë historia në Maqedoni bazohet në gënjeshtra21 June 2021
Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë biznesit të Noizyt në Durrës 8 August 2026