Nga Vendi
17 December 2020
Nikolla Gruevski pas dy javëve do të kthehet në Maqedoni!?

Ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, pas dy javëve pritet të kthehet sërish në Maqedoni. Pas dy viteve të plota si azilant në Hungari, Gruevski ka vendosur të kthehet në Shkup, pranë familjes së tij, kanë thënë burime partiake nga VMRO-DPMNE.

Pr momentin, as në Ministrinë e Drejtësisë e as në atë të Punëve të Brendshme nuk kanë ndonjë informacion për kthimin e Gruevskit. Mirëpo nga këto dy ministri, paralajmërojnë se në rast kthimi eventual, ai do të arrestohet që në kufi.
Mirëpo si duket

Në kufi do të organizohet pritje për Gruevskin, nga “shoqatat patriotike vendore”, kështu që arrestimi eventual i Gruevskit mund të jetë problematik, e ndoshta mund të përcillet edhe me incidente. “Ky edhe mund të jetë qëllimi i kthimit të tij”, kanë thënë të njëjtat burime.
Gruevski gjoja ka marë garanci se amnistia e ish presidentit Ivanov do të pranohet nga Gjykatat vendore dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë mundësi të arrestohet nga policia dhe të dërgohet në burg./tetova1

 



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha Fatmir Latifaj i reagon imamit arab që tha se flamuri kombëtar duhet të hidhet në plehra14 September 2021
Rutte viziton Turqinë, NATO forcon dialogun në kohë tensionesh globale20 April 2026
Dua Lipa jep lajmin e shumëpritur për “Sunny Hill Festival”15 June 2021