Nga Rajoni
27 December 2020
33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan Vjosës, vjen reagimi i LDK-së: Udha e mbarë

Pak minuta më herët, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, tha se 33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan në Iniciativë.

Por reagimi i LDK-së erdhi menjëherë, duke dhënë një sqarim.

Sipas Degës së LDK-së, dy kryetarë degësh vetëm ishin të shkarkuar e të tjerët, sipas tyre, nuk janë LDK.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku Vjoses 2 kryetar nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja.

Rruga e mbarë.

Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë./blic

                                                          



Të ndryshme
Më shumë
KE e shqetësuar me korrupsionin në Maqedoni25 October 2021
Ilir Meta çon në gjykatë vendimin për mbylljen e hetimeve ndaj punonjësve të paraburgimit 31321 July 2026
Filipçe: Mendojmë për masa restriktive nga shtatori ose tetori27 July 2021