Nga Vendi
24 January 2021
Ali Ahmeti: Shqiptarët në regjistrim nuk mund të jenë më pak se 25 për qind

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në intervistë për “TV Globi” theksoi se të gjithë ata që jetojnë këtu dhe kanë pronë do të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë.

Ahmeti thotë se institucionet do ta kryejnë punën e vet dhe të gjithë personat që jetojnë në shtet dhe jashtë shtetit do të përfshihen. Ai po ashtu sqaroi edhe si do të regjistrohet mërgata. 

“Sa i përket regjistrimit kishte debat, duke përfshirë edhe debate publike. Kjo është çështje statistikore dhe s’është politike. Ky operacion duhet të përfundojë. Këtë e kërkojnë edhe institucionet ndërkombëtare relevante të KB-së dhe BE-së. Duhet të kemi statistikë të saktë për ekonominë e vendit, për pronën e vendit, për popullatën në vend dhe askush nuk do të përjashtohet”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se së pari do të regjistrohen qytetarët që jetojnë këtu dhe më pas ata që ndodhen jashtë përmes dokumenteve valide nga familjarët e tyre këtu ose përmes Entit Shtetëror për Statistika.

“Shqiptarët nuk mund të jenë më pak se 25 për qind, as sa ishte në vitin 2002”, tha mes tjerash Ahmeti./Telegrafi/


Të ndryshme
Më shumë
Afati për hetimin ndaj Artan Grubit skadon më 22 gusht, Prokuroria ka edhe 17 ditë kohë 6 August 2026
Lajm i keq për pushuesit/ Javën që vjen bien temperaturat, priten reshje shiu 2 August 2020
Në moshën 94 vjeçare e realizoj ëndrrën për të veshur një fustan nusërie, 70 vjet pasi ajo u martua23 July 2021