Nga Vendi
10 February 2021
MSH: Qytetarët do të thirren për të marrë vaksinën nëpërmjet një faqe interneti e dedikuar për vaksinimin

Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur një ueb-faqe nëpërmjet të cilës qytetarët do të mund të paraqiten për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se është në rrjedhë formimi i një faqe uebi në të cilën do të mund të paraqiten qytetarët për imunizim.

Vaksinat e para që priten të arrijnë në Maqedoni të Veriut, do të jenë ato kineze, ndërkaq të parët që do ta pranojnë atë janë personeli mjekësor që gjenden në vijën e parë të frontit për luftimin e pandemisë së Covid-19.

Gjithashtu do të vaksinohet edhe personat e kategorive të rrezikuara të cilat do të definohen nëpërmjet sistemit “Termini im”.

 



Të ndryshme
Më shumë
A e dini në cilën dhomë thahen më shpejt rrobat? Mësojeni këtë truk... 15 September 2026
Prokuroria tregon arsyet e shpërthimit të zjarrit në Tetovë 5 October 2021
Mickoski: Pres që Maqedonia e Veriut të jetë ndër pesë ekonomitë më të mira në Evropë në tremujorin e parë 2 June 2025