Nga Rajoni
24 June 2021
Ridvan Berisha: Albin ndali zagartë!

Ish-gazetari i RTK’së, Ridvan Berisha, ka reaguar pasi në grupin “mekryeministrin” është shkruar për të dhe familjen e tij dhe institucionet ku janë të punësuar, raporton Express.

Sipas tij, këto shkrime po i bën vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit.

Ai i ka quajtur “zagarë” ata që po i bëjnë këto shkrime, derisa i ka bërë thirrje kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që t’i ndalë.

Tutje, Berisha ka aluduar se në RTK ka të punësuar edhe nga Vetëvendosje.

“Albin ndali zagarte! Ka mbaru fushata, me t’thane te drejten seriozisht m’boni ndere Fitore Pacolli qe e ke angazhu vllain me luajt rolin e Berias e te Gebellsit apo te ajetullaheve. Veç azhurnone listen se i keni me bollek edhe kontigjentin tuaj ne RTK”, ka shkruar Berisha./Gazeta Express

https://www.facebook.com/ridvan.berisha.568/posts/10224180493032383



Të ndryshme
Më shumë
Ardita Sinani: Dënimet e propozuara në Hagë cenojnë drejtësinë dhe rrezikojnë rishkrimin e historisë së luftës së Kosovës10 February 2026
Bilanci i muajit qershor i Covid-19 në Maqedonin e Veriut 2 July 2020
Maqedoni: Shtrenjtohet produktet ushqimore, inflacioni ngjitet lart14 August 2020