Nga Rajoni
14 February 2021
Voton Albin Kurti: Sot e kanë fjalën qytetarët

Prononcimi im pas votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës

Sot është ditë e bardhë, e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë, e cila, më tej, paraqet mundësi e shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur.

Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit.

Me dashuri për vendin, duhet votojmë.

– Gazetarja: Z. Kurti, a mendoni se do të merrni mbi 50% të votave për të formuar qeverinë i vetëm?

– Përgjigja: Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: Çarshia e Shkupit shtyllë e zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe kulturës në Çair 9 October 2025
Andorra-Shqipëri - Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme12 November 2025
Një person nga Tetova thotë se u mashtrua nga një shtetas turk, iu morën 18 mijë euro24 October 2025