Sport
12 November 2025
Andorra-Shqipëri - Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K.

Lajm:https://fshf.org/sq/andorra-shqiperi-kombetarja-mbyll-pergatitjet-gjithcka-gati-per-sfiden-e-neserme/



Të ndryshme
Më shumë
Kur do të kthehet McDonald’s në Maqedoni?14 September 2021
Zgjatimet e qerpikëve mund të dëmtojnë qepallat dhe sipërfaqen e syrit: Çfarë duhet ditur28 September 2026
Shilegov: Janë pastruar të gjitha rrugët e Shkupit14 February 2021