Nga Rajoni
14 February 2021
Votimet në Kosovë, dalje më e ulët se zgjedhjet e kaluara

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për legjislacionin e tetë.Dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e ulëta në katër palë zgjedhjet e fundit deri në ora 11:00.

Sipas KQZ-së, vetëm 8.30 për qind ose 145.650 votues nga numri i përgjithshëm 1 milion e 794 mijë e 862, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, jehona e votuesve deri në orën 11:00 ishte 174 mijë e 669 votues ose 9.64 për qind.Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, deri në ora 11:00 sipas KQZ-së kishin votuar 168 mijë e 616 votues apo 9.46% e votuesve.

Tre vjet më vonë, në zgjedhjet e qershorit 2017, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në ora 11:00 kishin votuar gjithsej 150 mijë e 244 votues, që në përqindje janë gjithsej 8.45 për qind.



Të ndryshme
Më shumë
Spiropali mbështet studentët në Shkup, protesta për gjuhën shqipe sinjal për mungesë zbatimi të të drejtave 6 April 2026
Ngushëllime dhe ndihmë nga vendet e rajonit dhe BE-së, për kapërcimin e pasojave 9 September 2021
Valë e re e ftohtë në Ballkan, temperaturat bien deri në 15 gradë10 May 2026