Nga Bota
23 June 2021
Më e madhe anija sesa porti, “qyteza lundruese” ku lejohet hyrja vetëm për personat mbi 18 vjeç

Një anije gjigante luksoze, më e madhe se sa aeroplanmbajtësen e Marinës Mbretërore, u ankorua të hënën në portin e Portsmuthit, duke mahnitur vendasit me madhështinë e saj. Anija turistike, në pronësi të miliarderit Richard Branson, quhet “Scarlet Lady” – “Zonja e Kuqërremtë”, dhe peshon 110 mijë tonë.

Me një kapacitet prej 2770 pasagjerësh dhe 1160 pjesëtarë të ekuipazhit, anija 27-metra e gjatë është më e madhja që është ankoruar ndonjëherë në portin e Portsmuthit, i cili duket si një port varkash të vogla krahasuar me tragetin luksoz.

Për të kaluar një natë në këtë “qytezë lundruese” duhet të paguash mbi 1500 euro dhe mund të shijosh 20 restorante, pishina, qendra fitnesi dhe spa.

Hyrja është e lejuar vetëm për personat mbi 18 vjeç. Kompania njoftoi se së shpejti do të nisin edhe udhëtimet jashtë Mbretërisë së Bashkuar, që ishin pezulluar deri më tani për shkak të pandemisë.



Të ndryshme
Më shumë
Canaj pas vendimit në Hagë: “Ironia më e madhe? Sot po i shoh të festojnë pikërisht mbetjet e Millosheviqit…”16 September 2026
Familjet në Maqedoninë e Veriut hedhin 86 kg ushqim në vit për banor, 17 kg mbi mesataren evropiane 2 October 2026
Zaev: Kemi ofertën më të mirë!28 September 2021