Nga Rajoni
14 February 2021
?PDK shpreh shqetësim për mos angazhim të institucioneve për pastrimin e rrugëve nga bora

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me mos angazhimin e institucioneve për t’i pastruar rrugët nga reshjet e mëdha atmosferike të borës.

Si pasojë e kësaj, Abelard Tahiri nga PDK tha se qytetarëve po iu pamundësohet ushtrimi i të drejtës së tyre për të votuar.

“Sot, PDK që nga mëngjesi ka marrë reagime të cilëve iu është pamundësuar për të votuar si rezultat i kushteve atmosferike. Bora ka vështirësuar qarkullimin në tërë territorin e Kosovës. Shprehim shqetësimin më mos angazhimin e qeverisë në largimin e borës në mbarë vendin, e sidomos në zonat rurale… Po ashtu, shqetësimi ynë i dytë është që shumë qytetarë të prekur nga COVID nuk po munden të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, përmes një konference për medie, Tahiri ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime.

“Nuk duhet lejuar që faktorët e jashtëm të zbehin botën e qytetarëve. Prandaj PDK fton qytetarët të gjejnë mundësinë për të votuar”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Flasin dëshmitarët e tragjedisë në Tetovë: Dëgjonim piskama të njerëzve 9 September 2021
Egzon Ibrahimi reciton Kuranin në Pallatin Presidencial turk me ftesë të Presidentit Erdogan13 March 2026
“Paga s’mjafton për një muaj”, rritja e çmimeve e papërballueshme për qytetarët27 October 2021