Nga Vendi
14 February 2021
Shilegov: Janë pastruar të gjitha rrugët e Shkupit

Kreu i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se të gjitha rrugët dhe bulevardet në Shkup janë pastruar pas reshjeve të borës, transmeton Alsat.

“Të gjitha rrugët dhe bulevardet e qytetit janë të pastra dhe kalueshmëria e tyre sigurohet gjatë gjithë ditës dhe natës nga shërbimet e qytetit. Më shumë se 1,000 ton kripë industriale u hodhën për të pastruar borën me 18 kamionë, në tre pika në qytet. Për momentin, po pastrohen zonat e këmbësorëve dhe trotuaret”, ka shkruar Shilegov.



Të ndryshme
Më shumë
Dr. Florin Besimi dedikim emocional birit të tij: Do të fitojmë sepse jemi në rrugë të drejtë!28 June 2020
Francë, në pikëpyetje nëse ndalimi i rrjeteve sociale për nën 15 vjeç do të hyjë në fuqi në shtator21 July 2026
Maqedonia e Veriut, SHBA dhe pesë vende të tjera votuan në OKB për të vazhduar sanksionet kundër Kubës30 October 2025