Nga Vendi
23 February 2021
OBRM-PDUKM: Spasovski të jep dorëheqje, Mijallkovi i iku para syve

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Nga kjo parti thonë se derisa Spasovski ka përditësuar anëtarësinë e LSDM-së, Sasho Mijallkov i ka ikur para syve.

“Edhe pse institucionet e kanë ditur prej të shtunën se ekziston rreziku për arratisje, MPB 24 orë nuk ka ndërmarrë asgjë. Sipas informacioneve që kanë dalë në opinion, institucionet e kanë ditur që të shtunën në orën 16 se ekziston rreziku për arratisjen e Mijallkovit, por nuk kanë ndërmarrë asgjë. Kanë pritur të kalojë gjithë dita dhe Mijallkov të arratiset”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata e pyesin Spasovskin se nëse e ka ditur informacionin se do të arratiset Mijallkovit, pse nuk ka ndërmarrë asgjë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Kam bërë dy herë botox dhe nuk kam turp ta them”, rrëfehet moderatori shqiptar 9 July 2021
Kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Akademinë prestigjioze Sandhurst24 July 2026
Berisha akuza të forta ndaj qeverisë, përplasje dhe të lënduar në radhët e opozitës17 April 2026