Nga Vendi
17 April 2026
Kaos me konkurset shtetërore, anulime të njëpasnjëshme për poste kyçe dhe dyshime për ndikim politik

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë anuluar disa konkurse për pozita të rëndësishme institucionale, përfshirë zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe një anëtari të Këshillit Gjyqësor.

Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgjija Sajkoski, bëri të ditur se konkursi për organin anti-diskriminim është anuluar pasi kandidatët nuk kanë përmbushur kriteret e nevojshme profesionale, ndërsa konkursi për Këshillin Gjyqësor është anuluar për arsye teknike, pasi nuk ishte publikuar në faqen zyrtare.

Ndërkohë, shumica parlamentare kishte mbështetur fillimisht kandidatin Sejfulla Osmani, por u tërhoq pas zbulimit se ai kishte fshehur një shkarkim të mëhershëm nga detyra si gjyqtar.

Nga VLEN theksojnë se anulimet nuk duhet të interpretohen si dobësi, por si përpjekje për të garantuar procese të besueshme. Sipas tyre, “është më e dëmshme të bëhen emërime të nxituara sesa të rikthehet procesi për të siguruar përzgjedhje të qëndrueshme dhe kredibile”.

Anulime të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët, përfshirë konkursin për drejtor në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, ndërsa ende mbeten të hapura çështje për pozita drejtuese në institucione të tjera si Radio Televizioni i Maqedonisë.

Burimi: Alsat



Të ndryshme
Më shumë
Rritet vlera e kriptovalutave26 July 2021
Cfarë po ndodhe në tetove? Cfarë po përgatit Forumi Rinor i BDI-së 9 July 2020
Pamje nga festa e beqarisë së aktores shqiptare, pritet t’i thotë “po” partnerit pasi u bë nënë14 March 2022