Nga Vendi
26 June 2020
Goditet me veturë në Tetovë gazetarja e Klan Maqedoni

Në orët e pasditës, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, në afërsi të selisë së Klan Maqedoni, duke kryer obligimet e përditshme gazetareske, kolegia jonë Xhumadije Ibraimi është goditur nga një veturë.

Menjëherë është dërguar në Spitalin e Tetovës ku ia janë bërë kontrollet e nevojshme. Me rekomandim të mjekëve është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtutjeshme.

Gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e mirë. Ekipi i Sekretariati të Punëve të Brendshme si dhe prokurori kujdestar dolën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rastin.

Ndryshe, Ibrahimi është edhe bashkëpunëtore e KDP. I dëshirojmë shërim të shpejtë!



Të ndryshme
Më shumë
Gazetari Vrangalla i drejtohet Filipc?es: “Tani a do te? keni edhe ju pak mire?kuptim dhe te? dore?hiqeni”10 September 2021
Burrat tani po e mbajnë mjekrën kështu. Si ju duket? 8 July 2021
Ngacmohet sërish për mbulesë, Alba Pollozhani me përgjigje epike 8 October 2026