Nga Vendi
30 March 2021
Mbi 175 mijë mërgimtarë të vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 175.023 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

“Evidenca nga vetë-regjistrimi tregon shifrën prej 175.023 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetë-regjistruar në aplikacionin elektronik që nga fillimi i këtij procesi, më 1 mars, deri më sot”, thonë nga ESHS.

Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj.

Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut me punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, përfaqësitë apo përfaqësues të odave ekonomike jashtë vendit, njësitë afariste jashtë vendit, përfaqësitë ushtarake të Armatës së RMV-së jashtë vendit dhe qytetarët që janë të angazhuar në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik apo tjetër, si dhe anëtarët e familjeve/amvisërive të tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e cekur si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në çfarëdo baze qëndrojnë jashtë shtetit, pa marrë parasysh periudhën e tyre të qëndrimit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pamje: I biri e bën horë ministren në Zoom, shfaq karotën me formë “interesante”31 August 2021
Këto shtete evropiane janë gati t’ju paguajnë për të lëvizur dhe punuar atje, kaq mund të paguheni27 August 2021
Sa i pagoi Afrim Muçiqi – Shkurte Gashin e Shkëlzen Jetishin që i kënduan në dasmën e djalit? 3 September 2021