Nga Bota
15 June 2021
Vuçiqi takohet me Borrellin para përballjes me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sapo ka arritur në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel për ta zhvilluar takimin me Shefin e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përpara takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Borrell pritet që paraprakisht ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi trepalësh mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësuesit evropianë pritet të fillojë rreth pas pak minutash.

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka planifikuar të flasë për rezultatet e dialogut pas këtij takimi.



Të ndryshme
Më shumë
24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit/ Politikanët shqiptarë nuk bëhen bashkë për të shënuar përvjetorin12 August 2025
Zbulohen 100 rrënjë kanabisi në Tetovë, arrestohen 3 persona (VIDEO)17 June 2021
Bora Zemani thyen heshtjen, tregon nëse është në lidhje me Atdhe Xheravinën20 September 2021