Nga Rajoni
16 June 2021
Ja si do të organizohen dasmat këtë vit

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit kanë dhënë detaje për mënyrën se si do të mbahen dasmat këtë vit.

Pas një kohë të gjatë u hap dera e kësaj salle të dasmave.

E interesimi nga klientët potencialë nisi që në ditën e parë kur hyri në fuqi vendimi për lejimin e organizimit të ahengjeve.

Bashkim Musa nuk kishte mundur të organizojë dasmë vitin e kaluar për shkak të kufizimeve pandemike.

Mirëpo tash ai erdhi për të rezervuar sallën për dasmën e së bijës.

Kjo sepse Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga kjo e martë do të fillojë mbajtja e tyre.

Musa shprehet i lumtur që më në fund do të mund ta festojë gëzimin familjar.

Madje Musa tregon se e gjithë familja e tij do të përkujdeset për të respektuar masat anti Covid.

Por për shkak të rrezikut nga pandemia Covid-19 dasmat dhe të gjithë mbledhitë do të mbahen sipas një rregulloreje të caktuar.

Në atë mënyrë që vetëm 30% e hapësirës së hotelit do të mbushet me njerëz.

Hysen Songojeva, kryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit tregon se në një hapësirë prej 10 metra katrorë do të lejohen vetëm katër persona.

Nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit paralajmërojnë se edhe pishinat dhe klubet e natës do të hapen javëve në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje22 October 2026
Nga 17 marsi nis linja ajrore direkte Ohër–Bratislavë10 March 2026
Dosja e Prokurorisë: Geci kanosi Mehmetajn me fjalët “nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”14 October 2026