Nga Bota
16 June 2021
Lidhja me prezantuesen seksi, Jeff Bezos drejt një martese të dytë?

E dashura e Jeff Bezos, njeriut më të pasur në botë është fotografuar me një unazë diamanti në formë zemre.

Ish-prezantuesja e Fox News, Lauren Sanchez u fotografua në Los Angelos, duke ndezur thashethemet që Bezos e ka propozuar për martesë.

Çifti janë shoqëruar publikisht që pas divorcit të miliarderit, por zërat për lidhjen e tyre qarkullojnë që prej vitet 2018 duke pretenduar se mes tyre kishte një lidhje jashtëmartesore.

Spekulimet se marrëdhënia e tyre ka shkuar një hap më tej, vijnë një muaj para se Bezos të shkojë në hapësirë me Blue Origin më 20 korrik.



Të ndryshme
Më shumë
“Duhet e gjithë Kosova me ardh!”, Eli Malaj me thirrje për protestat në Shqipëri18 October 2026
Pasi fshinë çdo foto me njëri-tjetrin, Andi dhe Melisa shfaqen më të dashuruar se kurrë26 August 2021
Xhaçka: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, çelësi i ndërtimit të së ardhmes në Ballkanin Perëndimor27 October 2021