Sport
16 June 2021
ZYRTARE: Sergio Ramos largohet pas 16 vjetëve nga Real Madridi

Sergio Ramos i ka dhënë lamtumirën zyrtarisht Real Madridit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Real Madridi ka konfirmuar se të enjten do t’i jepet lamtumira kapitenit, Sergio Ramos.

Ai ka kontratë vetëm edhe disa ditë me klubin dhe nuk arritën që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj, kështu 35-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë.

Atij do t’i jepet lamtumira në një ceremoni duke filluar nga ora 12:30 dhe më pas do të paraqitet edhe në konferencë për media para gazetarëve, për të zbuluar gjithçka.

Ramos ishte pjesë e Realit që nga viti 2005 dhe që nga atëherë, ka fituar mbi 20 trofe, ka bërë 671 paraqitje dhe ka shënuar 101 gola. /Gazeta Express/

 

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Nurmagomedov konfirmoi kthimin e tij në UFC31 July 2020
“Gruaja e varur” – Fotografia që tregoi më së miri krimet e Ratko Mlladiqit15 June 2021
Qeveria pa masa konkrete për uljen e çmimeve të karburanteve, opozita rrit presionin17 March 2026