Nga Rajoni
27 June 2020
Atentat në Shkodër, breshëri plumbash drejt një makine

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur rreth orës 06:45 në njësinë administrative Dajç, Shkodër.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimeve të banorëve, ka nisur hetimet. Sipas të dhënave të para, bazuar edhe te dëshmitë e banorëve thuhet se është qëlluar drejt makinës së shtetasit A.L., nga dy persona me motoçikletë.

Në polici, A.L ka deklaruar se është qëlluar ndaj tij. Ai po lëvizte në një automjet me kushëririn e tij, ku disa plumba kanë goditur mjetin.

A.L., ka theksuar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk di kush mund të kenë qenë autorët.



Të ndryshme
Më shumë
Elton Tozaj tregon si reaguan vajzat e Adi Hilës pas publikimit të videove të babait10 October 2026
Tiktok kthen modën e viteve ’9029 October 2021
Sela: Bëhet presion mbi familjarët e viktimave nga zjarri në Tetovë, që të mos zbardhet e vërteta13 September 2021