Nga Vendi
17 June 2021
Maqedoni: 10 pacientë të rinj janë hospitalizuar për shkak të coronavirusit

Në 24 orët e kaluara, 10 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat kovide në Shkup dhe në vend, për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Një pacient u pranua në Shkup dhe 9 në spitalet në të gjithë vendin.

Gjithsej 90 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Covid-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive, 26 në Shkup dhe 64 në qendrat covid në vend.

Në 24 orët e kaluara, 22 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Gjithsej 64 pacientë u shtruan në spital në qendrat kovide në spitalet në Manastir, Shtip, Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, Gostivar, Strugë, Strumicë dhe Kërçovë.

Përndryshe, të gjitha departamentet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Sot nis pagesa e pensioneve për muajin tetor26 October 2021
Sot një viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni 1 July 2021
Nëna e Babis thyen heshtjen, tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve16 September 2021