Nga Vendi
13 October 2021
KSHZ Maqedoni: Kryetarët e komunave t’i dezinfektojnë vendvotimet

Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bazë të dispozitave nga Kodi Zgjedhor i obligon të gjithë kryetarët e komunave të organizojnë dezinfektim të të gjitha vendvotimeve në objektet për votim.

Siç thuhet në kumtesën e KSHZ-së, për këtë obligim ligjor KSHZ disa herë kohëve të fundit me shkrim i njoftoi njësitë e vetëqeverisjes lokale, me qëllim të respektimit të protokolleve shëndetësore për zbatimin e zgjedhjeve, ndërsa për shkak të mbrojtjes së shëndetit të organeve zgjedhore, votuesve dhe nxënësve.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor (e diel), ndërsa fushata përfundon të premten në mesnatë.



Të ndryshme
Më shumë
Hiqen masat e sigurisë për Ajola Xoxën, vendimi lidhet me gjendjen shëndetësore31 March 2026
LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët30 January 2026
Ristoska: Gruevski mund të akuzohet për pastrim parash29 July 2021