Nga Bota
21 June 2021
Krijuesi i Sputnik V paralajmëron për pasojat e mosvaksinimit

Alexander Guíntsburg, drejtori i institucionit shkencor që krijoi vaksinën ruse Sputnik V, ka paralajmëruar personat që nuk vaksinohen ndaj Covid-19.

Ai kritikoi disa epidemiologë që thonë se ata që e kalojnë koronavirusin në mënyrë natyrale, janë më të mbrojtur.

“Nuk arrij dot ta kuptoj se si mund ta thuash këtë gjë. Si mundet që një ekspert të thotë se kur sëmuresh, je më i mbrojtur. Kur infektohesh, mund të të krijohen probleme në disa organe. Gjithashtu, rekuperimi mund të vijë pas 6 muajsh, që janë shumë. Nuk e di njeri nëse problemi të shkaktohet në tru, në mëlçi apo në mushkëri”, tha Guíntsburg.

Rusia vijon të promovojë fuqishëm vaksinimin e popullatës, duke organizuar edhe shorte për të vaksinuarit. Kryebashkiaku i Moskës, Serguei Sobianin, njoftoi të dielën se ata që do të marrin dozën e parë të vaksinës, do të jenë pjesë e një shorti ku do të mund të fitojnë makinë. Për një muaj, do të dhurohen 5 makina me vlerë mbi 10 000 euro, sipas kryebashkiakut.

Të dielën, në Rusi u regjistruan 14 723 raste të reja me koronavirus, me gjysmën e tyre të shënuar në Moskë.



Të ndryshme
Më shumë
Një ditë para fillimit të fushatës: ODIHR e filloi Misionin për vlerësim të zgjedhjeve23 June 2020
Beqarovski për kandidatët për kryetar komune: Paratë për billborde dërgoni për teste të shpejta30 August 2021
Ada e “Për’puthen” zgjedhi sinqeritetin tek një mashkull në vend të parave, djemtë në studio e nënqeshin 30 September 2021