Nga Vendi
21 June 2021
Tateshi: Qeveria LSDM-BDI ka dështuar me vaksinimin e popullatës

Koalicioni ASH-AAA akuzoi sot qeverinë për dështim total të imunizimit të popullatës. Sipas këtij koalicioni, është e papranueshme që gjatë uikendit të mbyllen dyert e pikave të vaksinimit dhe qytetarët të detyrohen të shkojnë në vendet fqinje që të vaksinohen.

“Ndodhemi para Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup e cila është qendra më e madhe për vaksinimin e popullatës. Jo vetëm kjo qendër por edhe shumë të tjera në RMV gjatë vikendit ishin të mbyllura. Që për ne si koalicion kjo paraqet një hap të gabuar, amator dhe shumë të rrezikshëm. Ky hap i pamatur i Ministrisë së Shëndetësisë detyroi shtetasit e saj të vaksinohen në shtete e regjionit, duke harxhuar mjete dhe kohë edhe përkundër që i paguajnë kontribute shtetit të tyre amë”, deklaroi Bekim Tateshi, ASH.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria miraton strategjinë e re për mbrojtjen e fondeve të BE-së nga mashtrimet14 July 2026
Mickoski: Sot pres që të lirohen sërish çmimet e karburanteve 5 October 2026
LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për "Alta Bankën" që nga dhjetori, qeveria është në panik 9 November 2026